Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Conference League në Tiranë, kreu i tifozëve të Feynoord hedh akuza: Biletat janë në duart e mafias shqiptare
Kees Lau, kryetari i përkohshëm i shoqtaës së tifozëve të Feynoord, ka hedhur akuza ndaj qeverisë shqiptare se biletat për finalen e Conference League që do të zhvillohet më 25 maj, janë shitur në mënyrë arbitrare.
Mediet holandeze shkruajnë se Lau pohon se në dispozicion të 22 mijë tifozëve janë 4 mijë bileta, ndërsa në total rreth 8.000 tifozë të Feyynord pritet të mbërrijnë në Tiranë.
Lau shprehet se biletat “në tregun e zi” kanë pësuar një ulje të ndjeshme të çmimeve. “Javën e kaluar kanë kërkuar 3000 euro për një biletë. Tani mund të blini një për 500 nëse jeni me fat. Mendoj se ka shumë njerëz që janë të gatshëm ta paguajnë”, ka thënë Lau.
Teksa komenton shitjen e biletave, ai i bën thirrje tifozëve holandezë të jenë të kujdesshëm duke thënë se ka informacione që biletat janë dhënë falas nga mafia shqiptare.
“Ju i blini ato karta nga njerëz që mund të mos kenë gjithmonë qëllimet më të mira për ju. Kam dëgjuar raporte se shumë bileta me shitje falas kanë rënë në duart e shqiptarëve të pasur, ndoshta edhe të mafias vendase, të cilët duan të përfitojnë një avantazh të konsiderueshëm financiar prej tyre”, është shprehur Lau.
Finalja e Conference League në Tiranë është pritur me reagime e polemika duke filluar nga zhurma që shkaktoi abuzimi i hoteleve me çmimet e dhomave të cilatr rrinin deri në 9 mijë euro nata.