Flash News

E-TJERA

Conference League në Tiranë/ Pas ‘Feyenoord’, mbërrin në Tiranë edhe skuadra e Romës

Conference League në Tiranë/ Pas ‘Feyenoord’, mbërrin

Mbërrin në tokën shqiptare skuadra e Romës, e cila do të përballet nesër me Feyenoord në finalen e Conference League në 'Air Albania Arena'.

Pasi zbarkuan në Rinas udhëtuan me autobusin e tyre zyrtar, i cili ka mbërritur në Shqipëri ditën e djeshme.

Disa orë më herët, në Rinas mbërritën edhe holandezët e Feyenoord. Përmes një postimi në rrjetet sociale, skuadra lajmëronte se “kishin arritur në të bukurën Shqipëri”.

Conference League në Tiranë/ Pas ‘Feyenoord’, mbërrin

Pritet që mbrëmjen e sotme, lojtarët e Feyenoord të zhvillojnë një stërvitje në ambientet e Air Albania. Ndërkohë, Mourinho zgjodhi që stërvitjen e para ndeshjes ta zhvillonte në Romë.

Kujtojmë se nesër në orën 21:00, skuadra e Jose Mourinhos do të përballet me Feyenoordin e Slot për trofeun e parë të Conference League që do të luhet në “Air Albania”.

Të fundit