Flash News

E-TJERA

Corriere zbardh detajet e marrëveshjes: Shqipëria s’përfiton kompensim ekonomik; Ku do ngrihet kampi tjetër veç Shëngjinit

Corriere zbardh detajet e marrëveshjes: Shqipëria

Shqipëria do të ndërtojë kampe për pritjen e refugjatëve ilegalë që mbërrijnë me varka në brigjet e Italisë.

Nënshkrimin e marrëveshjes së përbashkët e ka bërë me dije kryeministri Edi Rama gjatë një vizite të panjoftuar në Itali, ku është pritur nga homologia Girogia Meloni.

Sipas asaj që shpjegohet nga burimet e Palazzo Chigi, nuk parashikohet asnjë kompensim ekonomik në favor të Shqipërisë.

“Italia – vazhdojnë të njëjtat burime – ka qenë gjithmonë një nga mbështetësit kryesorë të hyrjes së Tiranës në Bashkimin Evropian dhe investon shumë në marrëdhëniet me Ballkanin Perëndimor”, shkruan Corriere.it, duke shtuar se ndërtimi i zonave në portin e Shëngjinit dhe Gjaderit do të jetë përgjegjësi e Italisë.

Të fundit