Flash News

E-TJERA

Covid-19/ 7 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, sa të infektuar aktivë ka gjithsej

Covid-19/ 7 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, sa

7 raste të reja, asnjë humbje jete dhe 4 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë.

Për 7 rastet e reja pozitive me COVId-19 bëhet fjalë për 4 qytetarë nga Tirana, një nga Durrësi, një nga Vlora dhe një nga Devolli. 

Ministria e Shëndetësisë raporton se aktualisht janë 84 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 7 pacientë.

Numri total i të shëruarve që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në 130,047 qytetarë, ndërsa 2,456 kanë ndërruar jetë.

Statistika (10 Korrik 2021)

Raste të reja ditore       7
Të shëruar në 24 orë     4
Të shtruar në spitale      7
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                3070
Testime totale             831,691
Raste pozitive             132,587
Raste të shëruara        130,047
Raste Aktive                        84
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            32
Elbasan           12
Fier                  11
Korçë             9
Vlorë                7
Shkodër          5
Lezhë                3
Durrës              3
Gjirokastër        1
Kukës                1

Të fundit