Flash News

E-TJERA

Covid-19/ Dy raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët e fundit, sa persona janë aktivë gjithsej

Covid-19/ Dy raste të reja dhe asnjë humbje jete në 24 orët

Dy raste të reja, asnjë humbje jete dhe dy të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë. Për rastet e reja bëhet fjalë për dy qytetarë nga Tirana.

Aktualisht janë 52 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin, ku tre prej tyre po marrin trajtim spitalor të specializuar në spitalin Infektiv.

Prej fillimit të epidemisë, janë regjistruar në total 132,537 raste me Covid-19, 2,456 humbje jete dhe 130,029 të shëruar.

Statistika (5 Korrik 2021)
Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 2
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 1140
Testime totale 818,619
Raste pozitive 132,537
Raste të shëruara 130,029
Raste Aktive 52
Humbje jete 2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 23
Shkodër 8
Elbasan 6
Durrës 5
Vlorë 5
Lezhë 2
Korçë 2
Fier 1

Të fundit