All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Covid-19, epidemiologu: Në disa zona të Tiranës, imuniteti i tufës është në arritje e sipër

Covid-19, epidemiologu: Në disa zona të Tiranës, imuniteti i
Ilir Alimehmeti
All - Paragraf - 1

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti u shpreh se në disa zona në Tiranë, imuniteti i tufës është në arritje e sipër. Kjo sipas tij ka sjellë edhe rënien e shifrave me koronavirus ditët e fundit.

“Duket se në disa grupmosha të caktuara dhe në disa zona të caktuara, imuniteti i tufës është në arritje e sipër. Përgjithësisht, janë mosha të reja dhe disa zona të caktuara në Tiranë. Automatikisht, kjo sjell edhe ulje të rasteve të reja. Megjithatë, nuk e dimë nëse kjo është e vërtetë, pasi nuk ka një studim në Shqipëri, por duhet bërë patjetër. E dyta, shohim rënie drastike të pozitivitetit të testimeve”, tha Alimehmeti.

All - Paragraf - 3

Epidemiologu foli edhe për variantin e ri të Covid-19. Ai tha për “Dita Jonë” se lajmi i mirë është se deri tani nuk kemi riinfektime të personave që e kanë kaluar koronavirusin.

Të fundit