Flash News

E-TJERA

COVID-19 i merr jetën 21-vjeçarit nga Librazhdi, student në Fakultetin e Mjekësisë

COVID-19 i merr jetën 21-vjeçarit nga Librazhdi, student në

Një 21-vjeçar nga fshati Polis i Librazhdit ka humbur jetën për shkak të COVID-19 në vendin tonë. Viktima është shtetasi Emiljano Tola, student në vitin e tretë në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë. 

Lajmin e ka bërë me dije vet% Fakulteti i Mjekësisë së Tiranës përmes një postimi në rrjetet sociale. Ai ishe shtruar në gjendje të rëndë prej disa ditësh në një prej spitaleve COVID ku dhe ka ndërruar jetë.

Dekanati i Fakultetit të Mjekësisë i shprehin ngushëllimet e tyre familjarëve për këtë humbje të madhe

"Nje rrugetim i nderprere ne gjysme!
Sot mungon mes nesh Emiljano Tola. Student i shkelqyer i vitit te trete ne progamin mesimor Mjekesi e Pergjithshme. Dekanati i Fakultetit te Mjekesise, shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes per kete humbje te madhe.
U prehsh ne paqe!
DEKANATI" thuhet në postimin e Fakultetit të Mjeksësisë së Tiranës.

Të fundit