Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën drejtorit të punëve në Bashkinë e Tiranës

Covid-19 i merr jetën drejtorit të punëve në Bashkinë e

Ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit, drejtori i drejtorisë së punëve në Bashkinë e Tiranës, Feti Fanaj.

Ai ndërroi jetë në një spital në Turqi ku ishte shtruar pas rëndëmit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19.

Lajmin e hidhur e ka bëre të ditur, krybashkiaku Erion Veliaj në Facebook, ku shkruan se Fetiu jo vetëm ishte një mik i mirë, por edhe një njeri që punonte me pasion.

Postimi i Veliaj:

Fetiu ishte një mik ideal, një baba i jashtëzakonshëm i Mishelit të vogël.

Nga ata njerëz punëtorë që i dha kaq shumë Tiranës, kuronte çdo ditë, me po të njëjtin pasion, çdo detaj të shkollave, kopshteve dhe çerdheve tona publike. I kudogjendur, i palodhur!

U prehsh në paqe i dashur Feti, vëlla i pazëvendësueshëm për të gjithe ne! Ngushëllime Nidës së re e nënës së tij hallemadhe, që sapo humbi edhe të shoqin.

Nuk do t'ju lëmë kurrë vetëm!

Të fundit