Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Covid-19 i merr jetën ish-kampionit të notit, i njohur si 'peshkaqeni'; nipi i shokuar, bën dedikimin prekës
Nipi i shokuar, bën dedikimin prekës: Peshkaqeni ynë, gjiganti, daja im i shtrenjtë, si munde ta bëje këtë o kampioni Ilir Gjebrea të mos luftoje me Covidin, kur ti e mushkëria jote, zemra e madhe, luftoi e mori rekorde dhe dhjetëra medalje?
Shuhet për shkak të COVID-19 ish-kampioni i notit, Ilir Gjerbea.
Mësohet se, rekordmeni i njohur ndryshe me nofkën ‘peshkani’ ka humbur betejën me virusin e tmerrshëm, duke iu bashkuar figurave të njohura të cilët ‘u dorëzuan’ përballë pandemisë.
Lajmin e ka bërë me dije nipi i tij Edmond Prifti, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale, i shokuar nga ngjarja shkruan se “nuk i besohet që daja i tij nuk ia doli dot në një kohë kur zemra dhe mushkëria e tij luftoi e mori rekorde e dhjetëra medalje”.
Kujtojmë se, Ilir Gjebrea ka qenë një nga rekordmenët e notit që ka garuar kryesisht në 100 dhe 200 metra.
Mesazhi i plotë i Edmond Priftit:
Peshkaqeni ynë, gjiganti, daja im i shtrenjtë, si munde ta bëje këtë o kampioni Ilir Gjebrea të mos luftoje me Covidin, kur ti e mushkëria jote, zemra e madhe, luftoi e mori rekorde dhe dhjetëra medalje? Me ty që u rrita duke dëgjuar historitë e notit, çunave të liqenit, të medaljeve që i mbaje ne kavanozë…ti që mbaje në këmbë gjithë lagjen…historitë e tua te pafundme që i dinte gjithë Shqipëria…nuk di sa mund të shkruhet për ty…e mua nuk më besohet se po shkruaj për atë dajën tim, legjendën, mbi këtë fotografi të fundme.
Sa krenar që jam ndjerë e ndihem që jo veçse ishte daja im, ai legjenda e notit shqiptar, apo siç e njihnin dikur Peshkaqeni një nofkë e ngjitur gjatë garave në Sarandë në vitet 70, apo Gjiganti e Profesori siç e njihnin shumë, por se Legjenda, Ilir Gjebrea, e jetoi këtë jetë plotësisht. Plotësisht në mënyrën më të qeshur dhe fisnike. Ishte ai që ishte për këdo, një krah, një histori, një forcë për guxim, për të buzëqeshur dhe për të ecur para. Energjiku! Nuk ishte veçse për miqtë teksa mblidheshin se bashku në lokalin J’adore, me Florin, Nikun, Gustin, Andrea Markon, Kastriot Hysin, Gjergjin apo shumë të tjerë dhe me dajen rrinim e me pas deri në orët e vona, me rrëfenja, e miq, të vjetër që mi prezantoje, e vinin e takonin gjigantin, deri tek Xhevoja me historitë e tij amerikane…(edhe ath kur i thoje Dones që jam me Edin).
Po ath kur punoja për revistën One…mezi të kam bindur e ulur, të më jepje një intervistë të gjatë e plot detaje dhe as doje ti nxirje ato shumë medaljet e xhinglat e tjera, që i mbaje në kavanozët e dollapit të dytë… Ti nuk ishe veçse Mjeshtër Sporti por edhe ai profesori që kur vije pranë shtëpisë e merrte vesh gjithë lagja…teksa uleshim tek ai vendi ku përballë kishim diellin dhe të rrethuara nga lulet që mbillte Gusti? Po kur vije drejt lagjes me atë ecjen tënde karakteristike, me çantën e profesorit, e berete, pa dalë në pension nga Arbana? Epo sa pak vite e gezove atë pensionin tend more kampion! …
E mban mend ath kur dole me Donen tek Love Story dhe rrëfeve historinë e bukur të dashurisë në detaje, të ju te dyve si çift? (do ta marr dhe do të rikujtojmë nga arkiva). Të gjithë do të të kujtojnë atë shpirtin tënd qe dha ngaherë copëza shpirti gjithkujt… Jam krenar për ato copëzat e historive që u rritem nga ata çunat harakate të liqenit, nga zadrat e liqenit, nga ai që u persekutove nga biografia, nga ato thashethemet që dëgjoja për të për mirë, se ku bëhet ai Kampioni Ilir Gjebrea, e i thoja kishit gjë me dajën? Eh more daje, ke jetuar jo veçse jetën tënde por të të gjithëve, e ishe ngado, kudo…sa shumë copëza për të krijuar atë Ilirin plot kurajë, plot buzëqeshje por edhe krenari. Po kur pinim verë sa herë tek shtëpia? Në një nga të fundmet, e mban mend se si Gusti nuk e dinte që të kisha treguar sekretin e lojës Ëoë në shqip, e më mbyllje syrin?
Tashmë së fundmi që zhdukeshe me ditë në kampionatet e notit. Po kur doktorët e veshur me të bardha hyjnë në kuzhinë dhe me hodhe atë shikim, apo që ta dija që ishte hera e fundme që bëje gallata me Infermieren dhe doktorin e ambulancës 135 AA kur mësuan se kishte ardhur nipi gazetar te te sillte gjërat e nevojshme si pa e ditur që ishte momenti i fundmë… E mban mend se sa u mblodhën aty rreth e rrotull? Se si erdhën të gjithë infermiere dhe doktorë? Po me tej… Ajo dhoma aty. Nuk dua ta mendoj të gjithë me të bardha që mezi I dukeshin syte, fytyra të panjohura, oksigjen, aparaturat që nuk pushonin zhurmën e tyre…deri një çast nuk doje me të luftoje si dikur kur mposhte e more medalje të panumërta dhe rekorde kombëtare…ke një çun daje me zemër e po flas ende me të, ndonëse larg, kujtimet e bukura e të trishta që na ndajnë, me video të tuat, e foto…ato që të kujtojnë ty ku shpirti ndodhet pranë vëllait të madh, nënës, e babit tënd…
Je aty sipër, na sheh dhe buzëqesh me atë kapelen me flamur norvegjez, pa atë cigaren e fundme që nuk e pije prej disa muajsh nga foto me telefonin e ri dhe me sytë e shndritshëm që flisnin ngaherë të folurat e pafolura…veçse një kapitull i vogël nga një libër i gjatë, tejet i gjatë me copëza historish… Pusho i qetë shpirt i bukur, pasi jetove jo veçse jetën tënde, por edhe jetën e çdokujt, e ndjeve si të ishin të tuat. Të gjithë sot që kujtojnë Ilirin, kujtojnë jo veçse dajen, atë gjigantin e Tiranës së Re, e dje të Ali Demit, por atë që e njeh çdokush…të gjithë nga çunat e vegjël të pallatit që i mbaje afër, e deri tek shpirtin e madh që kishe për të gjithë, të njohur apo te panjohur…
Janë me mijëra copëza të bukura të një njeriu të bukur që jetoi plotësisht…U ndridte shpirti yt atje ku je… Edhe limoni yt këtu në korridor tashmë, ka nxjerrë kokërr. Për gjithë të afërmit, miqtë e të dashurit e legjendës dhe ish- rekordmenit të notit, profesorit, Ilir Gjebrea, varrimi do të kryhet tek pjesa e nënstacionit (pllajes) i Varrezave Publike të Sharrës, në orën 14.00. Në zbatim të rregullave të COVID-19 dhe të gjendjes së pandemisë në vend, ju mirëkuptojmë në çdo rast, për mos prezencën tuaj në dhënien e lamtumirës së kampionit.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38