Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën ish-prefektit të Vlorës, Basha mesazh ngushëllimi

Covid-19 i merr jetën ish-prefektit të Vlorës, Basha mesazh

Ish-prefekti i Vlorës, Eduart Velçani, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare si pasojë e Covid-19. Veçani ishte shtruar prej disa ditësh në Tiranë, për t’u kuruar, por nuk mundi ta fitonte betejën me virusin.

Velçani e ushtroi detyrën e prefektit për 4 vite, nga 2009 në 2013. Jurist në profesion, ai ishte anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike në qytetin bregdetar, ku shpesh herë ngrinte zërin për problematika të ndryshme në qytet.

Për vdekjen e tij ka reaguar edhe kreu i PD, Lulzim Basha, i cili i shprehu ngushëllimet familjes dhe tha se Velçani do të mbahet mend për kontributin e tij për demokracinë dhe angazhimin si prefekt i Vlorës.

Me hidhërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Eduart Velçanit që humbi betejën me Covid-19. Qytetari me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë ka qenë mbështetës për çdo problematikë të bashkëqytetarëve të tij vlonjatë.

Ai do të mbahet mend për kontributin e tij për demokracinë, angazhimin si prefekt i Vlorës, dhe në degën e PD së Vlorës të cilën ndihmoi ta themelonte. Ngushëllimet e mija më të ndjera për Edvanin dhe Albanin dhe bashkëshorten Valentinën e miqtë e tij të shumtë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha. 

Të fundit