Flash News

E-TJERA

COVID-19 i merr jetën koordinatorit të LSI për Astirin, Kryemadhi tregon mesazhin e fundit të tij

COVID-19 i merr jetën koordinatorit të LSI për Astirin, Kryemadhi

Koordinatori i LSI-së për Astirin në Tiranë ka ndërruar jetë për shkak të COVID-19. Lajmin e ka bërë me dije kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Kryemadhi shkruan se Eno, ishte kthyer nga Gjermania para 30 ditësh dhe do e ndihmonte për fushatën elektorale të LSI. Kryetarja e LSI-së përfundon postimin e saj duke shkruan se Eno do i mungojë për shakatë e tij, por i premton se familja e tij nuk do të jetë kurrë vetëm.

Postimi i Monika Kryemadhit:

Mona si je? Fëmijet si janë? Unë kam ardhur dhe më ke deri në fund të fushatës.

Ky ishte mesazhi yt para 30 ditësh, kur më the se ishe kthyer nga Gjermania. Por dje, të gjithë u ndalëm, nuk folëm, shtangëm, sepse ti ike dhe na le përgjithmonë. Nuk duam të të përcjellim, të duam për vete, të duam këtu me ne. Por ti zgjodhe të ikësh sepse parajsa është më e mirë sesa kjo botë këtu e padrejtë.

Eno, ti ike dhe le vetëm Mirën me fëmijët, por të premtoj se ata nuk do të jenë kurrë vetëm, ne do jemi aty për ta gjithmonë.

Të duam Eno jonë, do na mungosh me shakatë e tua.

Të fundit