Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën Kryetarit të Dhomës së Avokatëve në Berat

Covid-19 i merr jetën Kryetarit të Dhomës së Avokatëve

Është ndarë nga jeta Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, avokati Agron Mahmutaj i cili nuk ka mundur ta fitojë dot betejën me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë ditën e djeshme. 51-vjeçari Mahmutaj u prek nga COVID-19 disa javë më parë.

Ai u shtrua fillimisht në Repartin e Karantinës në Spitalin Rajonal të Beratit, ku u mbajt disa ditë në oksigjenim. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore ai u dërgua në Tiranë, ku qëndroi për dy javë i intubuar në spitalin “Shefqet Ndroqi”.

Ditët e fundit avokati 51-vjeçar pësoi një agravim të menjëhershëm por ditën e djeshme gjendja e tij shëndetësore u rëndua dhe dje ai ndërroi jetë. Mësohet se avokati Mahmutaj kishte edhe sëmundje bashkëshoqëruese, ai vuante nga diabeti dhe vite më parë kishte hequr edhe njërën veshkë.

Avokati Agron Mahmutaj ka qenë një nga eksponentët e parë dhe pjesë e strukturave drejtuese të PD-së Berat pas viteve ’90,për vite me radhë deri në vitin 2014 ai ka qenë Drejtor i Burgut të Beratit dhe pas largimit nga kjo detyrë ju përkushtua profesionit të avokatit duke u zgjedhur në vitin 2017 Kryetar i Dhomës së Avokatëve të Beratit.

Avokatët, prokurorët dhe gjyqtarët e Beratit kanë përcjellë ngushëllime për humbjen e mikut të tyre.

Të fundit