Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën mjekut në QSUT, Kalo: E pabesueshme por dhembshurisht e vërtetë

Covid-19 i merr jetën mjekut në QSUT, Kalo: E pabesueshme por

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër mjeku në QSUT.

Bëhet fjalë për mjekun endokrinolog, Gerond Husi, 50 vjeç. Lajmin e ka dhënë kolegu i tij, Tritan Kalo përmes një statusi në rrjetet sociale, teksa e ka cilësuar ngjarjen të pabesueshme.

Statusi:

Kohë kovidiane....13.03.2021....E pabesueshme por dhembshurisht e vërtetë....Sars-Cov2/Covid-19 edhe kësaj here goditi tinëzisht....Armatës së Mantelbardhëve nga sot e tutje do ti mungojë një anëtar i shquar i saj, Dr. GERON HUSI....Gojëmbëli, zemërmadhi, mëndjendrituri, buzëgazi, fjalëpaku dhe punëshumi si ai....Vinte kurdoherë te ne në Infektiv për konsultat Endokrinologjike, e sillte kurdoherë me vete një fllad induktues të optimizmit jetësor....

I kthjellët, i saktë e profesionalisht i përkryer në çdo gjë që bënte...Kam mbi 30 vite njohje personale me Dr. Gerin, ndaj edhe tash që po hedh këto fjalë në FB tim ende nuk më besohet se është ky takimi im i fundit me të...

Buzëqeshja, optimizmi dhe humori yt do mbeten përjetësisht të skalitura në mëndjen time....Dr. Matildës dhe Ergit ju shpreh ngushëlimet më vëllazërore.....Të bëhen të fortë dhe të jenë kurdoherë krenar për Mjekun, Bashkëshortin, Babain dhe Kolegun tonë shëmbullor, Dr. Geron Husin... U prehsh në Paqen e përjetëshme Mik!!!

Të fundit