Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën në moshë të re shqiptarit në Itali, mediat: Shkak, mungesa e kushteve spitalore

Covid-19 i merr jetën në moshë të re shqiptarit në

Një shqiptar ka humbur jetën nga Covid-19 në Itali.

Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur që në datë 7 shkurt, por është raportuar sot nga mediat italiane.

Sipas mediave vendase, 38-vjeçari me origjinë shqiptare i infektuar ndërroi jetë në spital, pasi gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua.

Mediat shkruajnë se i riu shqiptar humbi jetën për shkak të mungesës së kushteve spitalore. Ata shtojnë se spitali në rajonin Molise ku ishte shtruar nuk plotëson kushtet për Covid.

 38-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, la pas gruan 25-vjeçare dhe dy fëmijët.

Të fundit