Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën një gruaje shtatëzënë, prej dy ditësh në reanimacion tek "Infektivi"

Covid-19 i merr jetën një gruaje shtatëzënë, prej dy

Një grua shtatëzënë ka ndërruar jetë nga Covid-19. Ajo ishte e shtruar në spitalin Infektiv, ku prej dy ditësh ndodhej në reanimacion.

Nga informacionet paraprake që po qarkullojnë në media, gruaja ishte 4 muajshe shtatëzënë dhe ishte nga Lezha.

Pritet një informacion zyrtar nga Ministria e Shëndetësisë lidhur me këtë ngjarje.

Një ditë më parë MSH bëri me dije se 21 pacientë ishin në gjendje të rënduar, mes tyre dhe gruaja shtatëzënë.

"Ndër pacientët në gjendje të rëndë në terapinë intensive, është edhe një grua 4-muajshe shtatzënë", thuhej në njoftimin e ministrisë.

Të fundit