Flash News

E-TJERA

Covid-19 i merr jetën piktores së njohur Lumturi Blloshmi

Covid-19 i merr jetën piktores së njohur Lumturi Blloshmi

Covid-19 i ka marrë jetën një tjetër figure të shquar të artit shqiptar, piktores Lumturi Blloshmi.

Blloshmi e cila prej thuajse prej 20 ditësh po trajtohej në Spitalin Infektiv, ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 74-vjeçare.

Lumturi Blloshmi lindi në Tiranë në vitin 1944. U diplomua për pikturë në vitin 1968 në Institutin e Lartë të Arteve. Në vitin 1988 çeli ekspozitën e parë personale në Berat dhe po atë vit mori pjesë në Bienalen e Ankarasë (Egjypt).

Gjatë viteve ’89-’91, çeli dy ekspozita vetjake në Galerinë Kombëtare të Arteve. Midis viteve 1992- 2010 Blloshmi ka marrë pjesë në ekspozita të ndryshme në grup si në Selanik, Madrid, Lion, Budapest, Stamboll, Paris, Zyrih, Gjenevë, Modena, Hag, New York etj. Ishte fituese e konkursit ndërkombëtar “Onufri ’94”.

Të fundit