Flash News

E-TJERA

Covid-19/ Italia po planifikon ashpërsimin e masave

Covid-19/ Italia po planifikon ashpërsimin e masave

Qeveria italiane po konsideron vendosjen e masave më të rrepta ndaj Covid-19 në rajone me më shumë se 250 raste të virusit në javë për 100,000 banorë.

Italia ka krijuar një sistem të koduar me ngjyra me katër nivele (të bardhë, të verdhë, portokalli dhe të kuq) me masa sipas niveleve të infektimit dhe të rishikuara çdo javë.

Sipas La Republika, të dielën u raportua se qeveria tani po konsideron kthimin automatik të rajoneve në zona të kuqe nëse kalohet pragu i 250 rasteve të virusit në javë për 100,000 banorë. Masat e planifikuara për nga mesi i marsit përfshijnë kthimin e të gjithë vendit një zonë të kuqe për tre ose katër javë.

I pyetur nëse qeveria do të vendoste një bllokim kombëtar të paktën gjatë fundjavave dhe një shtetrrethim më të rrepta, ministri i Shëndetësisë, Roberto Speranza tha se do të monitorohet situata epidemiologjike, duke përshtatur masat me zonat.

Italia raportoi 307 vdekje të lidhura me koronavirusin të shtunën dhe 23,641 infektime të reja. Vendi ka regjistruar 99,578 vdekje të lidhura me Covid-19, numri i dytë më i lartë në Evropë pas Britanisë.

Të fundit