Flash News

E-TJERA

COVID-19 kufizon veprimtarinë e KPK, vendoset afati deri kur do të punohet online

COVID-19 kufizon veprimtarinë e KPK, vendoset afati deri kur do të
KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) ka njoftuar se do të kufizojë kryerjen së veprimtarisë duke nisur nga dita e sotme, deri në datën 6.11.2020.

Sipas njoftimit, vijimi i punës do të bëhet vetëm online nga të gjitha strukturat e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, me përjashtim të zyrës së arkivë- prokotokollit.

Më tej, në lajmërim thuhet se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike.

Njoftimi i plotë:

Dëshirojmë të informojmë opinionin publik se gjatë kësaj periudhe veprimtaria e KPK do të vijojë pa ndërprerje, përmes platformave zyrtare online, në mënyrë që të parandalohet përhapja e mëtejshme e infeksionit si dhe të sigurohet shëndeti i punonjësve.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit informon se denoncimet nga qytetarët do të vijojnë të pranohen online përmes postës zyrtare elektronike.

Të fundit