Flash News

E-TJERA

Covid-19 mbyll klasat në disa shkolla/ Nga ish-Blloku në Astir e Laprakë, vatrat e virusit në Tiranë

Covid-19 mbyll klasat në disa shkolla/ Nga ish-Blloku në Astir e
Foto Ilustruese

Koronavirusi ka filluar të përhapet me ritme të larta sidomos në javët e fundit. Ajo çka vihet re është një shtim i madh i rasteve në shkolla e veçanërisht në gjimnaze, të cilat janë kthyer në vatra infeksioni në kryeqytet.

Pasi konfirmohen pozitiv, specialistët dhe epidemiologët kanë udhëzuar që sipas protokollit, klasa me më shumë nxënës të infektuar të mbyllet ose mësimi të zhvillohet përkohësisht online.

Në Tiranë, gjimnazi “Ismail Qemali” dhe “Petro Nini Luarasi” kanë mbyllur disa klasa ku numri i nxënësve të infektuar me Covid-19 ka qenë edhe më i lartë. Specialistët iu kanë udhëzuar karantinimin e tyre në mënyrë që të frenohet edhe përhapja e virusit.

Sipas epidemiologëve, këtë periudhë në çdo bashki të vendit ka klasa të mbyllura për shkak të infektimeve në nxënës.

Pjesa më e madhe e fëmijëve të cilët kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, janë asimptomatikë. Numri i mësuesve të prekur nga Covid-19, raportohet të jetë më i ulët. Grupmoshat më të prekura janë 35-40 vjeç, por edhe fëmijët mbi 12 vjeç. Sipas epidemiologëve, shumica e personave të infektuar janë të pavaksinuar.

Zonat më të nxehta nga koronavirusi në Tiranë janë ish-Blloku, zona e Astrit, Kamza, Lapraka, zonat pranë rrugës “Mine Peza” dhe Jordan Misja.

 

Të fundit