Flash News

E-TJERA

COVID-19 ‘merr mbarë’ Kuvendin; 8 deputetë dhe ministra të infektuar, mungojnë në seancën plenare për shqyrtimin e "buxhetit 2021"

COVID-19 ‘merr mbarë’ Kuvendin; 8 deputetë dhe ministra
Foto Ilustruese/ Kuvendi i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë vuri për shqyrtim gjatë seancës së sotme parlamentare projektligjin “Për buxhetin e vitit 2021”.

Megjithatë 8 anëtarë, deputetë dhe ministra, nga mazhoranca dhe opozita nuk kanë qenë pjesë e seancës plenare. Mësohet se, shkak i mungesës është bërë infektimi me i tyre me Covid-19.

Ndër ministrat e infektuar janë, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, dhe ministri i Turizimit, Blendi Klosi.

Ndërkohë, nga radhët e deputetëve janë infektuar Anastas Angjeli, Edmond Rrushi, Rudina Hajdari, Xhavit Bushaj, Reme Lala dhe Krenar Rryçi.

Kujtojmë se, në “listën” e deputetëve të prekur nga COVID-19  ka qenë edhe deputetja socialiste, Blerina Gjylameti. Deputetja e cila është dhe shtatzënë, fatmirësisht mundi të rikuperohej pa probleme.

Të fundit