Flash News

E-TJERA

Covid-19, mjekja: Personat që kanë humbur nuhatjen janë me fat, ndikon edhe gjendja psikologjike

Covid-19, mjekja: Personat që kanë humbur nuhatjen janë me fat,
Silvana Sadria

Pneumologia, Silvana Sadria ka folur për situatën e koronavirusit në vend. Ajo tha se shumë persona ngatërrojnë simptomat e Covid-it me ftohjen, ndërsa shton se personat që kanë pasur humbje të nuhatjes janë me fat, pasi virusi e përqëndron aty aktivitetin.

Në momentin që shfaqet në mushkri aty shfaqen problemet, shton mjekja. Ajo thekson se në përballimin e sëmundjes një ndikim të konsiderueshëm ka edhe edhe gjendja psikologjike e pacientit.

Sadria tha për “ABC e mëngjesit” se kjo situatë i ka bërë njerëzit edhe më të ndërgjegjëshëm ndaj shëndetit të tyre, pasi interesohen edhe më tepër.

“Personat që e kanë pasur me ikjen e nuhatjes kanë qenë me fat se virusi aktivitetin aty e përqendron. Në momentin që shfaqet në mushkri aty shfaqen problemet. Kjo i ka bërë edhe më të ndërgjegjëshëm personat pasi pyesin për shëndetin e tyre.

Ky virus është shumë individual, një viroz që shfaqet tek njëri nuk mund të shfaqet tek tjetri. Kam kuptuar që ndikon shumë edhe gjendja psikologjike, mënyra se si e përballon.

Lodhja, këputja ka të bëjë. Shumë pacientë që e kanë kaluar ndjejnë lodhje. Prandaj edhe ne sugjerojmë aktivitet fizik për tu rikthyer në normalitet.

Pjesa e vitaminave njerëzit duhet të kuptojnë që duhet ta marrin gjithë vitin, nuk do shërojnë virusin, pasi nuk kalon për 10 ditë”, u shpreh doktoresha.

Të fundit