Flash News

E-TJERA

Covid-19, mjeku nxjerr imazhe të mushkërive të dëmtuara: Asnjë tolerancë ndaj kujtdo që shkel masat

Covid-19, mjeku nxjerr imazhe të mushkërive të dëmtuara:
Mjeku Tritan Kalo

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar mbi situatën aktuale të pandemisë, ku thekson rëndësinë e tre elementeve kyç në luftën ndaj Covid-19, mbajtjen e maskës, distancimin fizik dhe higjenën.

Ai thotë se autoritetet nuk duhet të tregohen tolerante ndaj askujt që nuk i zbaton kufizimet, qoftë qytetar apo funksionar i lartë.

Kalo shkruan në Facebook se "Grumbullimet në takimet elektorale, në ndodhitë familjare, në mjetet e transportit publik apo edhe në mjediset e shkollave, si edhe mungesa e zbatimit të masave të higjenës në mjediset kolektive, po ndikojnë dhe do të vijojnë të ndikojnë në shtimin e rasteve të infektimeve".

Mjeku gjithashtu ka publikuar imazhe të mushkërive të dëmtuara që i parkasin grupmoshave të reja, ndërsa bën thirrje që të mos neglizhohet kujdesi ndaj këtij virusi.

"Jo për të frikësuar grupmoshat nën 40-45 vjeç, por për t’i ndërgjegjësuar ato i kam bashkëngjitur këtij postimi imazhe të CT-Skanerave, të disa individëve të këtyre grupmoshave që nuk kanë mundur t’a fitojnë betejën e përballjes me këtë “flamë”", shkruan ndër të tjera Kalo.

Covid-19, mjeku nxjerr imazhe të mushkërive të dëmtuara:

Covid-19, mjeku nxjerr imazhe të mushkërive të dëmtuara:

Të fundit