Flash News

E-TJERA

Covid-19 në 24 orë/ Tjetër rekord të infektuarish dhe 6 humbje jete, mes tyre një mjek dhe 28-vjeçare

Covid-19 në 24 orë/ Tjetër rekord të infektuarish dhe 6
Foto ilustruese, spitali Covid 1


Tjetër rekord të infektuarish u shënuan në 24 orët e fundit nga covid-19 në vendin tonë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, pas kryerjes së 2,560 testimeve, kanë dalë pozitivë 694 qytetarë, ndërsa 6 pacientë kanë humbur jetën.

Mes tyre një 28-vjeçare shtatzënë dhe mjeku Ilirjan Draçi.

Në 24 orët e fundit, në vendin tonë janë kryer 2,560 testime, prej të cilave 423 janë testime jnë kryer për arsye depistimi.

Kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2, 694 qytetarë në 24 orët e fundit. Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

334 raste në Tiranë, 41 në Berat, 39 në Fier, 36 në Lushnje, 32 në Vlorë, nga 28 raste në Durrës, Gramsh, 19 në Kavajë, 17 në Sarandë, 14 në Mallakastër, 13 në Krujë, nga 12 raste në Kurbin, Mirditë, Gjirokastër, nga 10 raste në Lezhë, Pogradec, nga 7 raste në Kukës, Kuçovë, 6 në Korçë, 5 në Shkodër, nga 3 raste në Has, Pukë, nga 1 rast në Elbasan, Tropojë, Përmet, Dibër, Bulqizë, Peqin.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 351 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 13,804 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 412 pacientë, 13 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 6 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: mjeku 66 vjeçar Ilirjan Draçi, një 28 vjeçare, një 61 vjeçare, një 76 vjeçare, dhe një 78 vjeçar nga Tirana, një 63 vjeçare nga Elbasani”, njofton MSH.

Të fundit