Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Berat/ Prej 7 ditësh asnjë përgjigje tamponi, mungojnë testet

Covid-19 në Berat/ Prej 7 ditësh asnjë përgjigje tamponi,

Testet e Covid-19 në qytetin e Beratit nuk kanë marrë asnjë përgjigje që prej datës 11 shkurt, ndërsa mësohet se vonesa ka edhe në dërgimin e përgjigjeve të tamponëve që kryhen çdo ditë në këtë qytet.

Burime nga Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Berat, bëjnë me dije se pranë këtij institucioni ka mungesa të theksuara të testeve PCR dhe rapid-test.

Sipas epidemiologëve, vonesat në mbërritjen e tamponëve jo vetëm përkeqësojnë gjendjen shëndetësore të pacientit i cili merr mjekim pa e ditur nëse është pozitiv apo jo, por rrezikon edhe hetimin epidemiologjik të rasteve të kontakteve të tij.

Të fundit