Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ 13 viktima në 24 orët e fundit, bie numri i infeksioneve

Covid-19 në Shqipëri/ 13 viktima në 24 orët e fundit, bie
Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit situata me Covid-19 ka regjistruar një përmirësim të lehtë. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se 13 persona kanë humbur jetën. Sipas MSH, mosha e viktimave varion nga 38-82 vjeç.

Gjithashtu njofton se nga 2108 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 661 qytetarë. Ky është bilanci më i ulët i regjistruar gjatë javës së fundit. 

Tirana ka numrin më të lartë të rasteve ditore, por krahësuar me ditët paraardhëse ka një ulje të ndjeshme të tyre.

Sipas MSH, në 24 orët e fundit janë shëruar 505 qytetarë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 433 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë thotë se numri i të shtruarëve në spitalet covid është i qëndrueshëm.

COVID-19 – Statistika (14 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         661

Të shëruar ne 24 orë      505

Të shtruar në spitale      433

Humbje jete në 24 orë   13

Testime ditore              2.108

Testime totale          223.784

Raste pozitive            49.191

Raste të shëruara       25.325

Raste Aktive             22.850

Humbje jete              1016

Të fundit