Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie edhe numri i infektimeve  

Covid-19 në Shqipëri/ 20 humbje jete, pas uljes së testimeve, bie

20 persona, të moshave 48-85 vjeç, kanë humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë raporton se pas kryerjes së 2714 testimeve (bie numri i testimeve) kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2714 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 764 qytetarë.

310 raste në Tiranë, 35 në Librazhd, 33 në Shkodër, 28 në Tepelennë, 27 në Gjirokastër, nga 24 raste në Durrës, Elbasan, Kukës, 23 në Berat, nga 22 raste në Vlorë, Peqin, nga 20 raste në Kavajë, Kuçovë, 16 në Sarandë, 13 në Delvinë, nga 11 raste në Fier, Lezhë, 10 në Gramsh, nga 9 raste në Krujë, Korçë, nga 7 raste në Mirditë, Mat, nga 6 raste në Lushnje, Bulqizë, Vorë, nga 5 raste në Has, Pukë, nga 4 raste në Kamëz, Përmet, nga 2 raste në Kurbin, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Malësi e Madhe, Roskovec, nga 1 rast në Rrogozhinë, Belsh, Memaliaj, Kolonjë, Skrapar, Patos, Cerrik, Poliçan, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 640 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 70,413 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 659 pacientë, 43 në terapi intensive, nga të cilët 11 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 20 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 9 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Berati, 2 qytetarë nga Fieri, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Delvina, të moshave 48-85 vjeç.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 800 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 14,295 vaksinime”, njofton MSH.

 

Të fundit