Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ 4 humbje jete dhe 171 raste të reja

Covid-19 në Shqipëri/ 4 humbje jete dhe 171 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale raportoi për 4 viktima dhe 171 raste të reja të prekura nga Covid-19 gjatë 24-orëve të fundit.

Gjithashtu në njoftimin e ministrisë thuhet se janë shëruar 85 qytetarë duke e çuar në 9585 numrin e të shëruarve.

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 244 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrierë mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

Nga data 15 tetor maska ose barriera mbrojtëe prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton të gjithë qytetarët që ta bëjnë pjesë të sjelljes tyre të përditshme mbajtjen e maskës për të mbrojtur veten dhe të afërmit e tyre. 

Të fundit