Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, sa raste pozitive janë regjistruar në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Asnjë viktimë, sa raste pozitive

79 raste të reja dhe asnjë viktimë. Ky është bilanci me Covid-19 në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit. Kështu bën me dije ministria e Shëndetësisë, ndërsa shton se janë kryer mbi 1 mijë testime.

Tirana ka numrin më të lartë të rasteve të reja, e ndjekur nga Saranda dhe Fieri. Ndërkohë janë shëruar edhe 104 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin total të tyre në 268,939 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në vend janë 614 raste aktive. MSH bën me dije se në spitalet Covid po marrin trajtim 31 pacientë, nga të cilët 6 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (19 Mars 2022)

Raste të reja ditore  79

Të shëruar në 24 orë 104

Të shtruar në spitale 31

Humbje jete në 24 orë  0

Testime ditore 1,145

Testime totale  1,767,043

Raste pozitive 273,040

Raste të shëruara 268,939

Raste Aktive 614

Humbje jete  3,487

Të fundit