Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Bilanci ditor, bie numri i rasteve të reja

Covid-19 në Shqipëri/ Bilanci ditor, bie numri i rasteve të reja

Në 24 orët e fundit, numri i infeksioneve me Covid-19 në vendin tonë ka shënuar rënie krahësuar me një ditë më parë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë regjistruar vetëm 37 raste të reja, ndërkohë nuk ka pasur asnjë humbje jete.

Shumica e rasteve ditore është regjistruar në Tiranë. MSH bën me dije se janë 439 pacientë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin.

Ndërkohë në spitalin covid3 po marrin trajtim 7 pacientë. Sakaq, janë shëruar 24 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 270,893 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Prill 2022)

Raste të reja ditore 37

Të shëruar në 24 orë 24

Të shtruar në spitale 7

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 593

Testime totale 1,800,323

Raste positive 274,828

Raste të shëruara 270,893

Raste Aktive 439

Humbje jete 3,496

Të fundit