Flash News

E-TJERA

COVID-19 në Shqipëri/ Katër viktima dhe mbi 300 infeksione në 24 orë

COVID-19 në Shqipëri/ Katër viktima dhe mbi 300 infeksione

Katër humbje jete nga COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 1329 testime kanë rezultuar pozitivë 302 raste.

Sakaq, 82 qytetarë kanë fituar betejën me koronavirusin. Në dy spitalet covid po trajtohen 264 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1329 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 302 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 82 qytetarë, duke e çuar në 10548 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

196 të prekur në Tiranë,

31 raste në Durrës, 17 raste në Fier, 11 raste në Tropojë,

8 raste në Kurbin, 6 raste në Pogradec, 5 raste në Shkodër,

4 raste në Kukës, Rrogozhinë, Kuçovë,

2 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, Mallakastër, Vorë, Patos,

1 rast në Mirditë, Kamëz, Bulqizë, Peqin.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 264 pacientë, 11 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 77 vjeçar dhe një 80 vjeçare nga Tirana, një 80 vjeçar nga Fier, një 82 vjeçar nga Durrësi. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

 

Të fundit