Flash News

E-TJERA

COVID-19 në Shqipëri/ Katër viktima në 24 orët e fundit, mes tyre një 21 vjeçar

COVID-19 në Shqipëri/ Katër viktima në 24 orët e

Katër persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit nga koronavirusi, mes tyre një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se 306 raste rezultuan pozitive nga 1412 testime të kryera. Sakaq 71 persona janë shëruar. MSH raporton se në dy spitalet covid po trajtohen 260 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1412 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 306 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 71 qytetarë, duke e çuar në 10466 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

179 raste në Tiranë, 25 raste në Korçë dhe Vlorë,

16 raste në Fier, 13 raste në Elbasan, 10 raste në Berat,

6 raste në Mirditë, 5 raste në Durrës,

 4 raste në Kavajë, Mallakastër, Pogradec,

2 raste në Mat, Roskovec, Bulqizë, Peqin,

1 rast në Shkodër, Krujë, Lushnje, Rrogozhinë, Gjirokastër, Shijak, Patos.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 260 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese, i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2. Nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen edhe prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT.

Nuk ka mundur të mbijetoje në 24 orët e fundit edhe një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 në Shqipëri/ Katër viktima në 24 orët e

Të fundit