Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë: Një humbje jete dhe 5 raste të reja

Covid-19 në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë:

Një person humb jetën nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se ka humbur jetën nga 63-vjeçare nga Saranda, ndërsa pas kryerjes së 2103 testimeve, janë shënuar vetëm 5 raste të reja në 24 orët e fundit.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Janë kryer 2103 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 5 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Shkodër, 2 raste në Tiranë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 24 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetare, 63 vjeç nga Saranda. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 38 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,702 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit