Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Nis sot vaksinimi me dozën e tretë për personat mbi 60-vjeç dhe fëmijët mbi 12-vjeç

Covid-19 në Shqipëri/ Nis sot vaksinimi me dozën e tretë

Ditën e sotme në Shqipëri nis aplikimi i dozës së tretë të vaksinës kundër Covid-19. Të gjithë personat mbi 60-vjeç mund të marrin dozën përforcuese, por duhet të kenë kaluar 6 muaj nga marrja e dozës së dytë.

Kështu vendosi Komiteti Teknik i Ekspertëve më 22 tetor. Duke nisur nga sot do të vaksinohen dhe të rinjtë mbi 16-vjeç, si dhe fëmijët 12-25 vjeç që kanë imunitet të dobët si pasojë e problemeve shëndetësore.

Adoleshentët dhe fëmijët do të vaksinohen me dakordësinë e prindërve dhe rekomandimin e mjekut të familjes. Pavarësisht kësaj, autoritetet janë shprehur se kanë prioritet si fillim vaksinimin e popullsisë mbi 18-vjeç me dy doza.

Ato kanë apeluar të rinjtë dhe studentët që të vaksinohen, por shumica e këtyre të fundit refuzojnë të marrin dozën anti-Covid.

Numri i të vaksinuarëve ka shkuar në mbi 1.9 milionë, ndërsa mbi 2 milionë doza kundër koronavirusit janë siguruar nga vendi ynë. Së fundi, qeveria ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi me figura publike të ekranit shqiptar.

Të fundit