Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri, një humbje jete dhe 11 raste të reja në 24 orë, sa pacientë marrin mjekim në spitale

Covid-19 në Shqipëri, një humbje jete dhe 11 raste të reja

Një 73 vjeçar nga Berati ka humbur jetën nga Covid-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë raporton se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2915 testime, nga të cilat kanë rezultuar 11 raste të reja.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër,  Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit