All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri: Një humbje jete dhe një i infektuar në 24 orë

All - Paragraf - 1

Covid-19 në Shqipëri: Një humbje jete dhe një i infektuar

Një person ka humbur jetën nga Covid -19 në vendin tonë.

All - Paragraf - 3

Ministria e Shëndetësisë njofton se bëhet fjalë për një 83-vjeçar nga Tepelena, ndërsa janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar vetëm një rast i ri në 24 orët e fundit.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 janë në terapi intensive.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 1542 testime, nga të cilat ka rezultuar pozitivë 1 qytetar nga Shkodra.

Aktualisht janë 107 pacientë aktivë me Covid19 në vend. Po marrin trajtim spitalor të specializuar 3 pacientë, nga të cilët 2 pacientë janë në terapi intensive.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 83 vjeç nga Tepelena. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 11 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,929 që nga fillimi i epidemisë”, njofton MSH.

Të fundit