E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Raportohen 3 viktima, sërish numër i lartë infektimesh

Covid-19 në Shqipëri/ Raportohen 3 viktima, sërish numër i

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka raportuar për bilancin më të fundit të koronavirusit në vend.

Sipas njoftimit, gjatë 24-orëve të fundit kanë humbur jetën 3 persona nga Covid-19 dhe janë regjistruar 281 raste  të reja.

Janë shëruar 70 qytetarë, duke e çuar në 10,071 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 256 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
151  raste në Tiranë,
30    raste në Korçë,
18    raste në Fier,
14    raste në Elbasan,
12    raste në Pogradec,
7      raste në Lezhë, Mirditë, Kuçovë,
5      raste në Kavajë, Kamëz,
4      raste në Berat
3      në Devoll
2      raste në Durrës, Vlorë, Rrogozhinë, Roskovec, Cerrik,
1      rast në Shkodër, Kurbin, Mallakastër, Librazhd, Gjirokastër, Peqin, Kolonjë, Maliq.

Ditari politik

Të fundit