Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 4 viktima dhe 168 raste të reja

Covid-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 4 viktima dhe 168 raste të

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 4 viktima dhe 168 raste të reja me koronavirus.

Gjithashtu janë shëruar 94 qytetarë, duke e çuar në 9500 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 246 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat për parandalimin e infeksionit SARSCOV2. Ju lutemi mbani detyrimisht maskë/barrier mbrojtëse, kujdesuni për higjenën personale, ruani distancimin fizik.

 

Të fundit