Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 5 viktima, rritet numri i rasteve të reja

Covid-19 në Shqipëri/ Regjistrohen 5 viktima, rritet numri i rasteve

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njofton se në 24-orët e fundit kanë humbur jetën 5 persona nga Covid-19 dhe janë regjistruar 203 raste të reja.

Gjithashtu janë shëruar 87 qytetarë, duke e çuar në 9762 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 239 pacientë, 15 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale rikujton se nga data 15 Tetor maska ose barriera mbrojtëse prej tekstili bëhet e detyrueshme edhe në ambientet e hapura jashtë shtëpisë, në mënyrë që të minimizohet përhapja e infeksionit.


COVID-19 – Statistika (14 Tetor 2020)
Raste të reja ditore         203
Të shëruar ne 24 orë      87
Humbje jete në 24 orë  5
Testime ditore                1351

Testime totale        102,004
Raste pozitive         15955
Raste të shëruara   9762
Raste Aktive            5759
Humbje jete            434

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë         2890
Durrës         593
Shkodër      426
Korçë          325
Fier             306
Lezhë          290
Elbasan      246
Vlorë          208
Berat          168
Kukës         159
Dibër           82
Gjirokastër 66

Të fundit