Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave, 15 humbje jete dhe 752 raste të reja

Covid-19 në Shqipëri/ Rritet numri i viktimave, 15 humbje jete dhe 752
Spitali Infektiv ose covid1

Mbeten të larta shifrat me koronavirus në vendin tonë. Në 24 orët e fundit 15 persona kanë humbur jetën nga Covid-19. Ministria e Shëndetësisë raporton se nga 2620 testime kanë rezultuar pozitiv 752 raste të reja.

Gjithashtu bën të ditur se 545 qytetarë kanë fituar betejën me Covid-19. Krahësuar me një ditë më parë rastet ditore në Tiranë kanë regjistruar një ulje të ndjeshme.

Sipas MSH, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 454 pacientë, 39 në terapi intensive, 13 pacientë janë të intubuar.

COVID-19 – Statistika (09 Dhjetor 2020)

Raste të reja ditore         752

Të shëruar ne 24 orë      545

Të shtruar në spitale      454

Humbje jete në 24 orë   15

Testime ditore              2.620

Testime totale           211.123

Raste pozitive            45.188

Raste të shëruara       23.072

Raste Aktive             21.165

Humbje jete              951

 

Të fundit