Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri, rritet numri i viktimave dhe infeksioneve në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri, rritet numri i viktimave dhe infeksioneve
Foto ilustruese

Në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 11 persona nga koronavirusi në vendin tonë.

Në rritje ka ardhur edhe numri i infeksioneve. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se nga 3864 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv 901 raste të reja.

Sipas MSH, viktimat janë të moshave 48-80 vjeç. Gjithashtu janë shëruar 507 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 46,927 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet covid, po trajtohen 287 pacientë, 20 në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar.

Tirana mbetet vatra e nxehtë e përhapjes së sëmundjes me 274 raste, e cila ndiqet nga Durrësi, Vlora dhe Shkodra.

COVID-19 – Statistika (30 Janar 2021)

Raste të reja ditore       901

Të shëruar në 24 orë     507

Të shtruar në spitale     287

Humbje jete në 24 orë  11

Testime ditore              3864

Testime totale            355,349

Raste pozitive             77,251

Raste të shëruara       46,927

Raste Aktive                28,955

Humbje jete                 1369

Të fundit