Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Tritan Kalo: Është më e lehtë ta parandalojmë se sa ta kurojmë

Covid-19 në Shqipëri/ Tritan Kalo: Është më e

Mjeku Tritan Kalo ka thënë se një nga mënyrat për të të pakësuar rrezikun e infeksionit, është mbajtja e një maske ose një mbulese për të pakësuar depërtimin e virusit në organizmin tonë.

“Problemi është për të mbyllur mundësinë e përhapjes së infeksionit në popullatë. Dhe një nga këto mënyra për të mbyllur, ose për të pakësuar rrezikun e infeksionit, është pikërisht mbyllja e hyrjes së mikroorganizmit që quhet Sars-Cov 2 në rrugët tona të sipërme respiratore dhe mbajtja e një maske ose një mbulese të këtyre vijave për të pakësuar sasinë e dëpërtimit të virusit në organizmin tonë”, thotë Kalo.

Prof. Kalo ndërsa thekson se është më lehtë të parandalojmë se sa të kurojmë këshillon që maska nuk duhet të mbulojmë mjekrën, por dy vrimat hyrëse të ajrit, siç është hunda dhe goja. 

Të fundit