Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i viktimave, rastet e infeksioneve mbeten të larta në 24 orë

Covid-19 në Shqipëri, ulet numri i viktimave, rastet e infeksioneve
Foto ilustruese

Ulet numri i viktimave nga Covid-19 në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë në raportin ditor njofton se janë shënuar pesë humbje jete të moshave 43-87 vjeç, si dhe nga 3856 testime, janë regjistruar 942 raste të reja.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë dhe aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Janë kryer 3856 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 942 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

199 raste në Tiranë, 80 në Tiranë, 57 në Elbasan, 52 në Vlorë, nga 39 raste në Shkodër, Lushnje, 33 në Lezhë, 32 në Fier, 30 në Krujë, 29 në Kavajë, 26 në Kamëz, 25 në Sarandë, 22 në Kukës, 17 në Patos, nga 16 raste në Gjirokastër, Shijak, 14 në Librazhd, nga 12 raste në Berat, Dibër, nga 11 raste në Korçë, Rrogozhinë, Gramsh, Kuçovë, 10 në Kurbin, nga 9 raste në Mallakastër, Vau i Dejës, Divjakë, nga 8 raste në Pogradec, Peqin, Skrapar, nga 7 raste në Mirditë, Mat, Bulqizë, nga 6 raste në Delvinë, Malësi e Madhe, Prrenjas, nga 5 raste në Tepelenë, Cerrik, nga 4 raste në Pukë, Ura Vajgurore, Belsh, 3 në Devoll, nga 2 raste në Has, Tropojë, Përmet, Selenicë, Memaliaj, Kolonjë, Poliçan, Këlcyrë, Konispol, nga 1 rast në Roskovec, Klos, Vorë, Pustec, Dropull.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 455 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 48,377 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 405 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 5 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetare nga Lushnja, 1 qytetare nga Tepelena, të moshave 43-87 vjeç”, njofton ministria.

Të fundit