Flash News

E-TJERA

Covid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i viktimave, rriten infeksionet në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ulet numri i viktimave, rriten infeksionet
Spitali Infektiv

Në 24 orët e fundit në vendin tonë është ulur numri i viktimave nga koronavirusi. Ministria e Shëndetësisë bëri me dije se kanë humbur jetën 11 persona të moshave 53-96 vjeç.

Ndërkohë me rritjen e testimeve është rritur dhe numri i infeksioneve krahësuar me një ditë më parë. Nga 3251 testime kanë rezultuar pozitiv 519 raste. Gjithashtu janë shëruar edhe 671 persona.

Tirana dhe Vlora janë dy bashkitë me numrin më të lartë të të infektuarëve me koronavirus.

Sa i përket procesit të vaksinimit, MSH bëri me dije se gjatë ditës së sotme janë kryer 3509 vaksinime anti-Covid. Ndërkohë nga fillimi i procesit janë kryer 44,830 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.

Aktualisht në spitalet covid në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 28 në terapi intensive, nga të cilët 10 janë të intubuar.

Statistika (20 Mars 2021)

Raste të reja ditore        519

Të shëruar në 24 orë     671

Të shtruar në spitale      399

Humbje jete në 24 orë   11

Testime ditore               3251

Testime totale           529,309

Raste pozitive           120,541

Raste të shëruara       84,625

Raste Aktive             33,783

Humbje jete              2133

Të fundit