Flash News

E-TJERA

Covid-19 në vend/ Bie numri i infeksioneve, por rritet i viktimave

Covid-19 në vend/ Bie numri i infeksioneve, por rritet i viktimave

Në 24 orët e fundit në vendin tonë numri i infeksioneve ka ardhur në rënie, ndërsa ai i viktimave është rritur. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se pesë përsona nuk kanë mundur të fitojnë betejën me koronavirusin.

Ndërkohë nga mbi 2 mijë testime të kryera, 260 qytetarë kanë rezultuar pozitivë. Tirana ka numrin më të lartë të infeksioneve ditore me 93 raste.

Tirana ndiqet nga Berati, Durrësi dhe Saranda. MSH bën me dije se  janë shëruar edhe 733 qytetarë.

Ndërsa numri i rasteve aktive është afro 5 mijë në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet covid po marrin trajtim 88 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.

Statistika (19 Shkurt 2022)

Raste të reja ditore  260

Të shëruar në 24 orë 733

Të shtruar në spitale 88

Humbje jete në 24 orë 5

Testime ditore 2016

Testime totale 1,726,882

Raste pozitive  270,164

Raste të shëruara 261,798

Raste Aktive  4,928

Humbje jete  3,438

Të fundit