Flash News

E-TJERA

Covid-19 nuk kursen as moshat e reja, ndërron jetë në Sanatorium nëna 28-vjeçare

Covid-19 nuk kursen as moshat e reja, ndërron jetë në Sanatorium

Ndërsa situata ditëve të fundit ka ardhur duke u përkeqësuar, Covid-19 nuk ka kursyer as moshat e reja.

Së fundmi, në spitalin e Sanatoriumit ka ndërruar jetë një 28-vjeçare. Mësohet se e reja kishte pak kohë që kishte sjellë në jetë fëmijën e saj të tretë.

Ajo kishte qëndruar për dy ditë në intubim, por mbrëmë ka ndërruar jetë. Ende nuk dihet nëse 28-vjeçarja nga Korça kishte sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Kujtojmë, se edhe një ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë raportoi se mes 15 viktimave të 24 orëve më parë ishte edhe një 34-vjeçar.

Të fundit