Flash News

E-TJERA

Covid-19/ Rritet sërish numri i infektimeve në 24 orët e fundit, sa pacientë ka në spitalin Infektiv

Covid-19/ Rritet sërish numri i infektimeve në 24 orët e fundit,

45 raste të reja, asnjë humbje jete dhe 17 të shëruar është bilanci i Covid-19 për 24 orët e fundit në vendin tonë, duke regjistruar sërish rritje të numrit të të infektuarve.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se rastet e reja janë identifikuar në këto bashki: 10 raste në Tirane, 9 raste ne Shkodër, nga 4 raste në Kavajë, Sarandë, 3 raste në Himarë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Durrës, Fier, Kukës, Lezhë, Mirditë, Kamëz, Përmet, Peqin.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se aktualisht janë 402 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin, 21 prej të cilëve po marrin trajtim spitalor të specializuar në Spitalin Infektiv.

Numri total i të shëruarve ka shkuar në 130,222 persona që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen ndaj Covid-19, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.

Statistika (31 Korrik 2021)

Raste të reja ditore 45
Të shëruar në 24 orë 17
Të shtruar në spitale 21
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 3684
Testime totale 900,346
Raste pozitive 133,081
Raste të shëruara 130,222
Raste Aktive 402
Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146
Elbasan 56
Kukës 34
Vlorë 32
Shkodër 31
Lezhë 30
Fier 21
Berat 18
Korçë 15
Durrës 14
Gjirokastër 5

Të fundit