
Flash News
Arrestohet babai i kandidates së PSD në Fier, policia: Bleu vota për të bijën
Kanosje për një votë, nënkryetari i partisë nën hetim nga SPA
PD-ASHM kryeson në Kukës pas numërimit të 71 kutive
BIRN: Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës
Vijon numërimi në Tiranë, ja si ndahen votat dhe mandatet deri tani
"Covid-19 rriti varfërimin e medias", VOA: Gazetarët probleme në sigurimin e informacionit

Në muajin e 10 të pandemisë së Covid-19 në Shqipëri janë formuluar disa analiza dhe studime mbi rolin e gazetarëve si dhe mbi përballjen e tyre me institucionet për sigurimin e informacioneve të vlefshme për publikun. Studiues dhe gazetarë konstatojnë se ka patur mungesë transparence në mjaft raste nga institucionet në sigurimin i informacionit, gjë që mund të ketë sjellë pasoja, siç thonë ata, në shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë që edhe sektori mediatik, si të gjithë sektorët e tjerë mori goditje financiare nga pandemia, dhe për pasojë kjo solli varfërimin e metejshëm të medias.
Në muajin e 10 të pandemisë së Kovid 19 në Shqipëri janë formuluar disa analiza dhe studime mbi rolin e gazetarëve si dhe mbi përballjen e tyre me institucionet për sigurimin e informacioneve të vlefshme për publikun. Studiues dhe gazetarë konstatojnë se ka patur mungesë transparence në mjaft raste nga institucionet në sigurimin i informacionit, gjë që mund të ketë sjellë pasoja, siç thonë ata, në shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë që edhe sektori mediatik, si të gjithë sektorët e tjerë mori goditje financiare nga pandemia, dhe për pasojë kjo solli varfërimin e metejshëm të tij.
Sektori mediatik në Shqipëri po përballet që prej fillimit të pandemisë në Mars të këtij viti me vështirësi të shumta që lidhen me të ardhurat, raportimin dhe informacionin. Prej disa vitesh ai ka hyrë në një spirale krize finaciare, për shkak të rënies së buxhetit të reklamave. Pandemia e Kovid 19 e thelloi më tej atë.
“Është çështja e varfërimit të medias, është rritur kryesisht gjatë dy muajve të fundit edhe efekti mbi pagat e pamarra të gazetarëve dhe punëonjësve të medias. Dhe një nga problemet më nevralgjike është ai i prekjes së punonjësve të medias dhe në mënyrë të veçantë të gazetarëve nga Covid 19. Janë mbi 55 punonjës në këtë moment, që janë prekur dhe natyrisht kanë shumfishuar kostot për përballimin e kurimit”- thotë për Zërin e Amerikës Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Fondacioni Ëestminstër për Demokraci ka kryer një studim për rolin e medias gjatë pandemisë i cili vërën se në muajt e parë gazetërët e kishin mjaft probleme në marrjen e informacionit . Në përgjithësi sigurimi i tij është sfidë në Shqipëri dhe krizat vetëm sa e përkeqësojnë këtë cështje thotë për Zërin e Amerikës përfaqësuesi i këtij fondacioni Sokol Haxhiu.
“ Informacioni në kulmin e pandemisë në shumicën e rasteve ishte i monopoliziuar. Kemi një lloj komunikimi masiv përmes medias sociale. Sipas monitorimit që ju bë përdorimit të saj doli që përshembull Kryeministri vetëm në një muaj ka lëshuar më shumë se 400 mesazhe përmes facebook-ut. Ishte një komunikim shumë intensiv por për shumë njerëz ishte dhe çoroditës në të njëjtën kohë”- u shpreh Sokol Haxhiu, përfaqësues i Fondacionit Ëestminstër për Demokraci
Erli Murati kryeredaktor i gazetës shqiptare, e cila si gjithë media print përjetoi krizën e mbylljes prej një muaji e gjysmë në pranverë, thotë se përballja me institucionet për të marrë informacion ka qenë e vështirë.
“Ka qenë një situatë e vështirë, një marrëdhënie e vështirë me herët që vazhdon të jetë e tillë edhe tani, kryesisht me institucionet shtetërore. Ka një lloj stepje ose një lloj mungese vullneti ,nga ana e institucioneve zyrtare, për të dhënë informacion”- thotë për Zërin e Amerikës Erli Murati Kryeredaktor i Gazetës Shqiptare.
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë vëren se një pjesë e mediave ishin aktive me raportime nga terreni në gjithë vendin, ndërsa disa të tjera sipas tij, vijuan të raportojnë sipas deklaratave zyrtare, dhe mjaft shqetësime nuk morën përgjigje.
“ Do të duhej të kishim shfaqjen e një raportimi të thellë për mënyrën se si administrohen fondet publike të përcaktuara dhe të programuara për pandeminë. Nga ana tjetër ,se si duhej të ndryshonte struktura e administratës shëndetësore publike, sepse Shqipëria ka një problem serioz për centralizimin e shërbimit andipandemik në Shqipëri. Media fatkeqësisht këtë nuk e solli ,por e referoi si çështje kur e sollën ekspertët e shëndetësisë publike”- thotë Aleksandër Çipa, Kryetar i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.
Pandemia nxori në pah domosdoshmërinë e një informacioni të nevojshëm për shëndetin e qytetarëve. Por a u dha ai nga autoritetet në kohën e duhur. Klodiana Kapo e Faktoje.al thotë se ka patur pengesa edhe pse ligji për Parandalimin e Infeksioneve dhe Sëmundjeve Infektive parashikon detyrimin e institucioneve zyrtare për përgatitjen e një strategjie komunikimi, ku informacioni të jetë i qartë dhe koherent per publikun.
“Vetë Faktoje.al ka bërë 57 kërkesa nga të cilat vetëm 18 morën përgjigje. Dhe për pjesën tjetër nuk kemi përgjigje. Janë informacione që janë shumë të rëndësishme për qytetarët, jo vetëm në Tiranë por në të gjithë Shqipërinë. Dhe në momentin që nuk jepen apo ka një kakofoni informacionesh, sigurisht që kjo dëmton informimin, cilësinë dhe jetesën e qytetarëve, sepse shkakton panik dhe keqinformim”- shprehet për Zërin e Amerikës Klodiana Kapo, drejtuese e “Faktoje.al”
Mjaft qytetarë kanë qenë të paqartë thotë gazetari Erli Murati, dhe nuk dinin ku duhet shkuar dhe cfarë duhet bërë në këtë krizë pandemike. Autoritetet nuk kanë transmetuar informacion të vërtetë dhe kjo ka sjellë sipas tij mjaft ndërlikime ne jetën dhe shëndetin e tyre.
“Beteja kryesore publike përsa i përket pandemisë ka qenë ajo me propagandën, pra nuk ka qenë beteja për të vërtetën por beteja e gazetarëve me autoritetet shtetërore, për të marrë informacion dhe për ta përcjellë tek publiku. Mungesa e informacionit mund të ketë dëtmuar shëndetin e njerëzve”- vijon Erli Murati Kryeredaktor i “Gazetës Shqiptare”.
Në studimin e Fondacionit Ëestminstër për Demokraci nënvizohet nevoja e mbështetjes së informacionit me statistika. Në Shqipëri ka problem me statistikat thotë Sokol Haxhiu, dhe se ky është një tipar edhe i periudhës së pandemisë. Ndaj dhe studimi ofron disa rekomandime.
“Disa nga rekomandimet që ne kemi bërë në fund të këtij studimi kanë të bëjnë me mundësinë për mbështetje të gazetarëve për të verifikuar lajmet, për të patur më shumë mundësi për të investiguar çështjet thelbësore, për të bërë atë që ne pamë, se ishte shumë e domosdoshme, për të sjellë rolin e ekpertëve në mbrojtje të interesit publik, për të sjellë besueshmëri tek publiku”- vijon Sokol Haxhiu përfaqësues i Fondacionit Ëestminstër për Demokraci.
Krizat e çfarëdo natyre qofshin nuk i zgjidhin problemet por vetëm i thellojnë ato. Spektri mediatik i zhytur prej vitesh në probleme financiare, apo në përpjekjë për të ruajtur pavarësinë nga presionet politike, u shfaq gjatë pandemisë së Kovid 19 në ditët e tij më të vështira. Por ballafaqimi me autoritetet zyrtare për marrjen e informacionit përbën një nga problemet më të mëdha në menaxhimin e pandemisë në Shqipëri, ku roli i medias padyshim është thelbësor./VOA
Të fundit



Kanosje për një votë, nënkryetari i partisë nën hetim nga SPA
12 Maj 2025, 09:53
Koalicioni PD-ASHM udhëheq në Kavajë
12 Maj 2025, 09:47
PD-ASHM kryeson në Kukës pas numërimit të 71 kutive
12 Maj 2025, 09:31
BIRN: Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës
12 Maj 2025, 09:24

Përfundon numërimi në Kolonjë, si u ndanë votat
12 Maj 2025, 09:00

Përfundon numërimi në Pustec, kryeson PS
12 Maj 2025, 08:41

Vijon numërimi në Tiranë, ja si ndahen votat dhe mandatet deri tani
12 Maj 2025, 08:18
PD kryeson në Kukës, mbi 3 mijë vota diferencë nga PS
12 Maj 2025, 08:16
Numërohen kutitë e para, PD-ASHM kryeson në Krujë
12 Maj 2025, 08:04



Numërohen 250 kuti votimi në Tiranë, si paraqitet rezultati deri tani
12 Maj 2025, 07:31
PD-ASHM udhëheq në Shkodër, mbi 1300 vota diferencë me PS
12 Maj 2025, 07:18
Numërohen mbi 17% e kutive të votimit, kush kryeson
12 Maj 2025, 07:06
Hapet kutia e parë në Korçë, kryeson PD-ASHM
12 Maj 2025, 01:53
Nis numërimi në qarkun e Shkodrës, hapen dy kutitë e para kryeson PD
12 Maj 2025, 01:41

Zgjedhjet parlamentare / Reagon LaCivita: Ja si vidhen votat në Shqipëri
12 Maj 2025, 01:18

PD kryeson në Njësinë 2 në Tiranë
12 Maj 2025, 00:56


Hapet kutia e parë në Skrapar, kryeson PD
12 Maj 2025, 00:29
Nis numërimi i votave në Mirditë
12 Maj 2025, 00:25
Numërohen 5 kuti në qarkun e Gjirokastrës, ja si ndahen votat
12 Maj 2025, 00:18
Noka akuza Ballës: Thasët e tij do të veçohen! Do monitoroj çdo votë
12 Maj 2025, 00:01
Gazetari: Patronazhistët që merrnin votues dhe i çonin të votonin
11 Maj 2025, 23:49


Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës
11 Maj 2025, 23:22



Numërohen 3 kutitë e para në Pustec, si paraqitet rezultati
11 Maj 2025, 22:53

Helena, si vegël e Ramës për të sulmuar KQZ-në
11 Maj 2025, 22:31
Krimi i organizuar “orientoi” votën në Durrës
11 Maj 2025, 22:21
Shqipëria është vend shumë i çuditshëm
11 Maj 2025, 22:11


Meta: Narkoshteti po jep shpirt, s’mund të ndalë fitoren e popullit
11 Maj 2025, 21:41


Nis numërimi i votave në Pustec, përfshihen edhe votat e diasporës
11 Maj 2025, 21:11

Tensioni në strehën e patronazhistëve, policia shoqëron 3 persona
11 Maj 2025, 20:56
Berisha akuza PS: Pas “Petro Ninit” zyrë ilegale dhe në Astir
11 Maj 2025, 20:56


Patronazhistët ikën me vrap, Braçe del nga “ngujimi”: Janë shokët e mi
11 Maj 2025, 20:28
Numërohet kutia e parë e votimit në Vorë, PD udhëheq në Domje
11 Maj 2025, 20:22


Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit
11 Maj 2025, 19:49
Dibra rekord pjesëmarrje në zgjedhje, Vlora më pak e interesuara
11 Maj 2025, 19:43


Me kapuç në kokë/ PD publikon videon e patronazhistëve që ikin me vrap
11 Maj 2025, 19:28

Zyra e patronazhistëve në Tiranë, ndërhyn policia
11 Maj 2025, 19:18
Zgjedhjet 2025, përfundon zyrtarisht orari i votimit
11 Maj 2025, 19:05

Zgjedhjet 2025: Ligji për një palë, toleranca për tjetrën
11 Maj 2025, 18:46

Vëzhgues të OSBE-ODIHR monitorojnë procesin e votimit në Sarandë
11 Maj 2025, 18:22

Bozdo: Dilni votoni, vullneti juaj do të jetë i pandryshueshëm!
11 Maj 2025, 18:00
Një këshillë për banditët e qeverisë
11 Maj 2025, 17:52
Aksident në aksin Korçë – Pogradec, dy të plagosur pranë fshatit Pirg
11 Maj 2025, 17:50
Prokuroria quan 'të fortët' e PS 'qytetarë dhe procedon politikanin e PD
11 Maj 2025, 17:43

Fotografoi votën, arrestohet një person tjetër në Qarkun e Elbasanit
11 Maj 2025, 17:27







Konflikti në Fushë-Milot, policia del me njoftim: Nuk u gjet asnjë gëzhojë
11 Maj 2025, 16:42
Vëllai i kandidates së PS në Belsh intimidon votuesit
11 Maj 2025, 16:24

Përplasja në KZAZ Vorë, KQZ revokon akreditimin e vëzhguesve
11 Maj 2025, 16:15

Këto fruta dhe perime largojnë toksinat nga mëlçia
11 Maj 2025, 16:03
Zgjedhjet 2025/ Diaspora voton masivisht, pjesëmarrja deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:59
Sherr në një qendër votimi në Fushë-Milot, qëllohet me armë
11 Maj 2025, 15:56
Shifrat/ Vlora, qarku me pjesëmarrjen më të ulët në votime
11 Maj 2025, 15:37
Zgjedhjet 2025/ Sa ishte pjesëmarrja e votimeve deri në orën 15:00
11 Maj 2025, 15:32


Celibashi: Fotografimi i votës ndëshkohet me 3 vjet burg
11 Maj 2025, 15:13
Erion Veliaj voton në ambientet e paraburgimit të Durrësit
11 Maj 2025, 14:59