Flash News

E-TJERA

Covid-19/ “Shifrat po fshihen”, mjeku: Kjo është arsyeja

Covid-19/ “Shifrat po fshihen”, mjeku: Kjo është arsyeja
Petrit Vargu

Mjeku Petrit Vargu foli për situatën aktuale të pandemisë, ku deklaroi se në Shqipëri nuk po deklarohen shifrat e vërteta. Ai u shpreh për ‘ABC e Mëngjesit’ se arsyeja e fshehjes së të dhënave të vërteta është sepse qeveria do që ta konsiderojë një sukses të saj.

“Herë pas here kemi parë që ka rritje të rasteve, pasi ka rritje ka të testeve. Pasi këto raste kanë qenë edhe më herët. Nuk janë ato shifra, por indikatorët që ato kanë vënë për gravitetin e pandemisë në Shqipëri. Janë të detyruar të ulin shifrat për të thënë që problem i pandemisë ishte një sukses për Shqipërinë”, tha Vargu.

Ky i fundit tha se Shqipëria është duke kaluar valën e tretë të pandemisë. Sipas Vargut, mutacioni anglez është i pranishëm në vendin tonë.

“Aktualisht jemi në valën e tretë të pandemisë dhe gjithë Europa, jo vetëm Shqipëria. Ne nuk kemi nevojë që të kemi mutacione, pasi variant anglez është më shumë se 50%”, u shpreh mjeku. 

Të fundit