Flash News

E-TJERA

Covid-19 shkakton 80 viktima në dhjetë ditë, rekord të të infektuarve në rang vendi

Covid-19 shkakton 80 viktima në dhjetë ditë, rekord të

Shqipëria po përballet me valën e dytë të covid-19.

Ministria e Shëndetësisë raporton çdo ditë një numër në rritje të infektive ditore, por edhe në humbjet e jetëve të pacientëve që e nuk ia dalin të fitojnë betejën me virusin sars cov 2.

Kështu, në një përllogaritje të shifrave të dhjetë ditëshit të fundit, nga 8 nëntori, Shqipëria regjistroi në total 80 viktima nga covid-19, ndërsa në total nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 637 viktima.

Nga ana tjetër, me shtimin e numrit të testimeve, është rritur edhe numri i të infektuarve të raportuara zyrtarisht nga ministria. Rekord të infektuarish u raportuan të martën, rreth 700 persona pozitivë.

Kujtojmë se Komiteti Teknik i Ekspertëve njoftoi të martën se ka shtuar masat anticovid si:

1-Të ndalohen grumbullimet me më shumë se 10 persona në vende të hapura dhe të mbyllura

2-Të ndalohen mbledhjet partiake dhe tubimet

3-Konferencat, ceremonitë e festave, ceremonitë martesore dhe organizimet përtej familjare të ceremonive mortore, deri në një urdhër të dytë.

Të fundit