E-TJERA

Covid-19, Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë të viktimave dhe infeksioneve në Rajon

Covid-19, Shqipëria ndër vendet me numrin më të lartë

Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të viktimave dhe të infektuarve ndër vendet e rajonit.

Nëse i referohemi shifrave të 24 orëve të fundit, sipas worldometers, bie në sy se vendi ynë numëron më shumë raste dhe fatalitete në raport me numrin e popullsisë se vendet e tjera ballkanike.

Vendin e parë e zë Mali i Zi dhe 11 viktima dhe 476 raste të reja, ndonëse një vend i vogël me 628 mijë banorë.

Pas tij, vjen vendi ynë. Sot shënoi 15 viktima 801 raste të reja (me 2.8 milionë banorë).

Vendet e tjera:

Serbia sot numëron 16 viktima dhe 1,810 raste të reja në një popullsi me mbi 8.7 milionë banorë

Greqia sot raportoi 29 viktima dhe 1,081 raste në një popullsi me mbi 10.3 milionë banorë

Maqedonia e Veriut raportoi pesë viktima dhe 355 raste të reja për një popullsi me 2 mln banorë

Kosova 249 raste 3 viktima me rreth 1.8 mln banorë

Ditari politik

Të fundit